Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit, për ndalimin e shtetasit Elton Xhelili, 39 vjeç, banues në fshatin Grabovë e Poshtme, Gramsh.
Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e datës 17.03.2022, ka caktuar masën “Arrest në burg” për shtetasin Elton Xhelili, i cili po e vuante pjesën e mbetur të dënimit nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, e cila me vendimin e datës 21.07.2021, e ka dënuar 39-vjeçarin, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 27 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.