Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin Sh. D., 38 vjeç, pasi ka përndjekur shtetasin F. H., me të cilën është konfliktuar më parë për motive të dobëta. Pas konfliktit, shtetasi Sh. D. është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has bënë kapjen e shtetasit në kërkim A. A., 42 vjeç, banues në Has, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi parash dhe paketa cigaresh, në një lokal në fshatin Tobël.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi në PKK Morinë, kanë organizuar protestë pa lejen e organeve kompetente, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qarkullimit të mjeteve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.