Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë benë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. N., 38 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi “, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e një lokali.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: M. N., 30 vjeç, banues në Tiranë dhe P. D., 48 vjeç, banues në Shënkollë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.