DVP Durrës – Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, shpallet në kërkim poseduesi

DVP Durrës

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa, shpallet në kërkim poseduesi.

Gjatë kontrolleve, kapet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas që kishte shkelur masën e arrestit në shtëpi dhe procedohet penalisht 1 tjetër shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike, organizuan punën duke ushtruar kontroll të befasishëm brenda dhe jashtë banesës së shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili në momentin e kontrollit nuk ndodhej në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të vjetër ngjitur me banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të kësaj banese, shtetasin S. D., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas ka tentuar të largohet me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, shtetasi E. M., i cili nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit B. M. dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 22 vjeç, banues në Borizanë, Krujë. Gjithashtu u procedua penalisht për shkak të moshës, shtetasi E. M., 15 vjeç, banues në Borizanë, Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.