Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shkodër – Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 25 – vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri, pistoletë. Nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kapet dhe arrestohet në flagrancë shtetasi L. M, 25 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas udhëtonte me motorr dhe gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë tip TT. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Elbasan – Policia plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Goditen 5 raste, nga këto: 3 raste të “Ndërtimi pa leje” dhe 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Procedohen penalisht 5 shtetas si dhe sekuestrohet lëndë drusore. Strukturat e DVP Elbasan, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen krimeve mjedisore, si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore kanë evidentuar dhe goditur 5 raste. U proceduan penalisht shtetasit H.H., banues në fshatin Rrajcë të Prrenjasit, E.E. dhe M.F., të dy banues në fshatin Dragot, të Belshit. Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse. Gjithashtu u proceduan penalisht K. E., dhe A.E., të dy banues në fshatin Stravaj të Librazhdit, pasi janë kapur duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës. Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Ndërtimi pa leje”. Policia e Elbasanit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore si dhe kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që ata konstatojnë, në numrin 112 apo në aplikacionin “Komisariatin Dixhital”duke ju garantuar reagimin e shpejtë dhe profesional.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 89 shtetas, konkretisht: 10 janë arrestuar në flagrancë, 8 janë ndalur dhe 71 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndalur 5 shtetas pasi ishin shpallur në kërkim: 1 në qarkun Tiranë, i dënuar për veprën penale “Përndjekja”; 1 në qarkun Vlorë, i dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”; 2 në qarkun Vlorë, të dënuar për veprën penale “Kanosja”; 1 në PPK Kakavijë, e dënuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste, konkretisht: 4 raste të “Kanosja” 2 në qarkun Tiranë, 1 në Korçë dhe 1 në Vlorë; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” 2 në Elbasan dhe 1 në Fier; 4 raste “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Elbasan, 1 në Lezhë dhe 1 në Dibër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”, konkretisht: 2 në qarkun Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 në Fier dhe 1 në Dibër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë, si edhe janë plotësuar 5 kërkesë – padi për lëshim të menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 3 raste, 2 në qarkun Tiranë, me 1 autor të ndaluar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, si 10 raste të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 18 raste të veprës penale “Ndërtimi pa leje”, konkretisht: 5 në qarkun Tiranë, 3 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Vlorë, 1 në Gjirokastër, 3 në Lezhë, 3 në Kukës dhe 1 në Dibër, ku 1 autor është arrestuar në flagrancë dhe 17 autorë po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës janë evidentuar 2 raste , 1 në qarkun Durrës dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në të gjithë territorin janë evidentuar 8 raste aksidentesh, me 12 të lënduar jashtë rrezkut për jetën.
Janë evidentuar 3 shtetas që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, 1 në qarkun Durrës, 1 në Korçë dhe 1 në Lezhë, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar dhe proceduar 8 shtetas që drejtonin mjetin pa leje drejtimi, 5 në qarkun Tiranë, 2 në Fier dhe 1 në Shkodër.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Në gjithë territorin vijon operacioni për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që merren me organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.