Shkodër – Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje

Shkodër

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri vihet në pranga 25 vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri, pistoletë.

Nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kapet dhe arrestohet në flagrancë shtetasi L. M, 25 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi Forca e Posaçme “Shqiponja” kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas udhëtonte me motorr dhe gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë tip TT.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.