Lezhë – Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe një granatë dore ofensive.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.P., 49 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë, Lezhë.
Ky shtetas, në efektin e alkoolit, në oborrin e banesës së tij, ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, u gjetën 2 armë zjarri automatike, “automatik” model MP-40 dhe “Pushkë” model 63), si dhe një granatë dore ofensive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.