1 Qershori – Përkujdesje e vëmendje për fëmijët në të gjithë vendin

Përkujdesje e vëmendje për fëmijët

Policia e Shtetit me rastin e 1 Qershorit, zhvilloi një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin.

Me Shtëpitë e fëmijëve në Tiranë, Lezhë, Shkodër, Durrës Vlorë e Gjirokastër. Me shkollën “Zërat e Jetës” në Elbasan, me fëmijët me aftësi ndryshe.

Në DVP Tiranë, me fëmijët e Dëshmorëve të Policisë.

Punonjësit e Policisë kanë bërë dhurata e surpriza të tjera për fëmijët.

Gjate ditës së sotme Policia e Shtetit ishte pjesëmarrëse në panairin e organizuar nga Bashkia Tiranë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia e Shtetit uron 1 Qershorin, për gjithë fëmijët