Zëvendësdrejtori Albert Dervishaj merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të SEPCA-s

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Albert Dervishaj, i shoqëruar nga Koordinatori Kombëtar për SEPCA-n, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Shefave të Policisë të Vendeve të Evropës Juglindore (SEPCA).

Punimet e Asamblesë u drejtuan nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Zoran Brdjanin, i cili është edhe drejtuesi aktual i SEPCA-s.

Gjatë punimeve të Asamblesë u diskutua për forcimin e bashkëpunimit policor, duke lehtësuar partneritetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në përfundim të punimeve, Asambleja vendosi që presidenca e radhës e SEPCA-s t’i kalojë Policisë rumune.

Shoqata e Shefave të Policisë të Evropës Juglindore është formuar në Pula të Kroacisë, në janar të vitit 2002, me bazë vulletare, si rrjeti më i lartë profesional policor i përbërë nga shefat e Policisë të vendeve të Evropës Juglindore.