Studentët e Akademisë së Sigurisë dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Dhuro gjak, shpëto jetë!

Nën këtë slogan, ditën e sotme, studentët e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë kanë marrë nismën për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

Në vigjilje të festave të fundvitit, ky veprim human që shpëton jetë është një dhuratë për fëmijët që kanë nevojë për gjak.

Çdo person që dhuron gjak është hero për fëmijët talasemikë.

Dhuroni jetë, duke dhuruar gjak!