Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore, janë finalizuar 4 operacione, në Tiranë, Lezhë dhe Fier, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kontrabandës së mallrave, falsifikimit të dokumenteve, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve.
Janë kapur 3 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë goditur 15 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 9 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 5 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike të kultivuara.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 10 raste, me 14 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1 arrestuan shtetasit K. B., 29 vjeç, dhe D. S., 31 vjeçe, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Ngacmimi seksual” dhe “Pornografia”, pasi dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme dhe marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare, me të cilën kanë lidhje familjare.
U arrestua shtetasi A. K., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe vajzës së saj. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht këtë të fundit.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 14 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 9 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 4 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të proceduar penalisht. Gjithashtu, janë plotësuar 12 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiranë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për shtetasin E. A., 43 vjeç, të cilin i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike janë evidentuar 2 raste, njëri rast me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për rastin tjetër po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
U proceduan penalisht 4 shtetas që dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor dhe 1 shtetas që ka dhënë deklaratë të rreme mbi rrethanat e një aksidenti, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e një shtetasi që është larguar nga vendi i aksidentit.
U proceduan penalisht 2 shtetas, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas për kanosje.
U arrestua 1 shtetas që posedonte armë të ftohtë dhe u proceduan penalisht 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare proceduan penalisht 1 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
—
Tiranë/Informacione paraprake
-Dje, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, një shtetase e huaj, 29 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Pas kallëzimit të një 44-vjeçari, po punohet për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve që e kanë goditur me grushte dhe sende të forta 44-vjeçarin.
