Fier/Sqarim mbi një lajm të publikuar në rrjetet sociale

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale ku pretendohet se në Roskovec një shtetas ka kërcënuar me armë zjarri një shtetas tjetër, ju sqarojmë se:

Pasditen e sotme, në orën 14:30, shtetasi N. C., 43 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec, ka bërë denoncim në stacionin e Policisë Roskovec se në vendin e quajtur “Kthesa e Kurjanit”, shtetasi A. H. gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta e ka goditur me grushta.

Pas marrjes së denoncimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin A. H., ku gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit nuk ju gjet asnjë send i kundraligjshëm.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale të kryera nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, si dhe nga deklarimet e shtetasit N. C., rezultoi se shtetasi A.H, 49 vjeç, banues në Vlosh Roskovec, nuk ka pasur armë zjarri me vete gjatë konfliktit me shtetasin N. C.

Shtetasi A. H. u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.