Vlorë
Në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit, vijon zbatimi i programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, i cili synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e nxënësve për çështje që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
Në vijim të këtij programi, ndihmësspecialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, zhvilluan takim me nxënësit e klasës së VI në shkollën publike “28 Nëntori”.
Gjatë këtij takimi, nxënësit u njohën me rregullat bazë të sigurisë rrugore, si përdorues të rrugës. Gjithashtu, u theksua rëndësia e shmangies së përdorimit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, para drejtimit të mjetit.
Takimet u zhvilluan në një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëpunuese, me interes të lartë nga nxënësit, të cilët u përfshinë aktivisht përmes pyetjeve dhe diskutimeve.
#PoliciShkollë ♂️♀️
#PërSigurinëTënde ✅
#SëBashkuPërNjëKomunitetMëTëSigurt




