Vlorë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”, ndihmësspecialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e klasave të V-ta dhe të VI-ta, në shkollën artistike “Naim Frashëri”.
Gjatë këtyre takimeve, në fokus ishte siguria rrugore, ku u trajtuan tema të rëndësishme si respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, sjellja e sigurt si këmbësorë dhe si përdorues të mjeteve.
Nxënësit u njohën me situata konkrete nga përditshmëria dhe u orientuan mbi mënyrat e reagimit të sigurt në rrugë.
Takimet u zhvilluan në formë bashkëbisedimi, ku nxënësit u përfshinë aktivisht, duke shfaqur interes të lartë, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendimet dhe përvojat e tyre mbi temat e trajtuara. Ky ndërveprim kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit dhe në ndërtimin e një kulture sigurie që në moshë të hershme.
#PoliciShkollë ♂️♀️
#PërSigurinëTënde ✅
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt




