Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit V. Gj., 32 vjec, banues në lagjen “Pavarësia 3”, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar duke ndërtuar një banesë një katëshe, në Palasë, Himarë, pa leje nga organet kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.