DVP Korçë – Shpallen në kërkim 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe po punojnë për kapjen e shtetasve E. M., 26 vjeç dhe G. V., 24 vjeç, banues në Maliq, pasi këta shtetas mbrëmjen e djeshme në qytetin e Maliqit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushta dhe mjet prerës shtetasin Sh. H., 30 vjeç, banues në Maliq, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
———-
Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin Gj. P., 56 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, u kap duke kryer punime pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.