Sot, në territorin e bashkisë Vlorë është zbatuar një plan i përbashkët masash nga shërbimet e Policisë të DVP Vlorë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe Patrullat e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontrolle për automjetet që qarkullojnë në rrugë me xhama të errësuar apo të riveshur, për drejtuesit e automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për subjektet që nuk përdorin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetet, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, garave të shpejtësisë ai dhe paraakalimeve të gabuara.
Në këtë kuadër gjatë ditës së sotme janë ndëshkuar me gjobë nga 7.000 deri në 15.000 lekë 18 drejtues mjetesh të cilët kishin riveshur xhamat apo kishin errësuar dy deri në trefish më shumë se çertifikata e lëshuar si kufiri ligjor për errësimin e xhamave.
Këto kontrolle kanë pasqyruar ndëshkime që vijojnë si më poshtë:
•me masë administrative gjobë nga 6.000 deri në 20.000 lekë, 23 drejtues mjetesh për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara.
•me masë administrative gjobë prej 3.000 lekësh, 19 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara
•me masë administrative gjobë prej 15.000 lekësh, 16 drejtues mjetesh për drejtimin e mjetit pa vendosur rripin e sigurimit.
•me masë administrative gjobë nga 10.000 deri në 15.000 lekë, 11 drejtues mjetesh për drejtimin e mjetit duke përdorur celularin.
•si dhe me masë administrative gjobë nga 12.000 deri në 20.000 lekë, 9 drejtues mjetesh për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.
Kontrollet janë përqëndruar edhe tek drejtuesit e motomjeteve për kaskën mbrojtëse ku janë ndëshkuar 6 drejtues motomjetesh me masë administrative gjobë 6.000 lekë secili.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falenderon qytetarët për bashkëpunim dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në 122 dhe në Komisariatin Dixhtal çdo rast të paligjshmërisë jo vetëm në fushën e qarkullimit rrugor por në cdo fushë që ajo shfaqet.
Policia e Shtetit ju garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhreshëm e të paanshëm.