Konferencë Shkencore Kombëtare me temë: “Rendi, Siguria, Komuniteti”.
Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Humane, Departamenti i Drejtësisë në Universitetin e Vlorës, si dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, organizuan në ambientet e Rektoratit në Universitetin e Vlorës, Konferencën Shkencore Kombëtare me temë: “Rendi, Siguria, Komuniteti”.
Konferencën e kanë përshëndetur Prof. Dr. Ilirjan Mandro, Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, Akademia e Sigurisë, Prof. Dr. Roland Zisi, Rektor i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Z. Flamur Mamaj Prefekt i Qarkut Vlorë, si dhe përfaqësues të misioneve të Huaja që asistojnë Policinë e Shtetit, Z. Steve Bennett, ICITAP dhe Z. Giovanni Pasqua nga misioni PAMECA.
Konferenca u organizua në dy sesione, sesioni i parë u moderua nga PhD. Erjon Hitaj Drejtues i Departamentit të Drejtësisë/Universiteti i Vlorës, në të cilin u trajtuan temat si: “Masat kundër dhunës të përdorur në eventet sportive: sanksione penale dhe administrative në sistemin italian”, “Mbrojtja juridiko penale e rendit kushtetues”, “SHÇBA – institucioni i mbikëqyrjes së jashtme policore”, “Rendi, siguria dhe policimi në komunitet”, “Siguria dhe aspektet psikosociale ne parandalimin e fenomeneve kriminale”, “Cybercrime dhe siguria në rrjet”, “Policia e Shtetit dhe roli i saj në shoqërinë demokratike”, “Trafikimi i qenieve njerëzore, një nga format e krimit të organizuar që cenon sigurinë publike”, “Roli i qendrave rezidenciale në procesin e rehabilitimit dhe ri integrimit të viktimave të trafikimit”, “Dhuna në familje si një fenomen juridiko-social”, “Arsimi Policor në funksion të Sigurisë Publike”, “Zhvillimi i legjislacionit shqiptar për mbrojtjen nga diskriminimi për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor dhe shkalla e përputhshmërisë së tij me legjislacionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, “Kuadri ligjor dhe praktika gjyqësore mbi braktisjen e fëmijëve”, “Siguria në shkollë, përvoja dhe sfida”.
Në sesionin e dytë të moderuar nga z. Artion Duka, Drejtor i Policisë Vendore Qarku Vlorë, u trajtuan tematika si: “Ndikimi i sigurisë publike në zhvillimin e Turizmit”, “Instituti i gjykimit në mungesë në dritën e jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut”, “Garancia juridike në lidhje me veprën penale të vjedhjes”, “Masat alternative të shmangies për të miturit në konflikt me ligjin dhe garancitë për shmangien e recidivizmit”, “Politikat preventive për parandalimin e kriminalitetit tek adoleshentët”, “Garancitë procedurale e të miturit, viktimë i krimeve seksuale”, “Implementimi i funksioneve të menaxhimit në planifikimin, drejtimin dhe kontrollin e shërbimeve të policisë, rrit efektivitetin e tyre në sigurinë publike dhe kanë impakt të rëndësishëm në shërbimin ndaj komunitetit”, “Dhuna në familje dhe krahasimi me vepra të tjera penale”, “Roli i Oficerit të Sigurisë në Shkolla”, “Siguria e qenieve njerëzore si subjekt i krimit të organizuar, trafikimit”, “Perspektiva evropiane e Shqipërisë përballë luftës kundër krimit të organizuar”, “Perceptimi i gabuar i demokracisë, a e ka orientuar shoqërinë civile shqiptare drejt një indiferentizmi ndaj çështjeve të sigurisë?”, “Patrullimi policor në zonat turistike”.
Në konferencë u referuan 27 kumtesa nga profesionistë, ekspertë të fushës së drejtësisë dhe strukturave të rendit dhe sigurisë, pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Departamentin e Drejtësisë/Fakulteti Shkencave Humane në Universitetin e “Ismail Qemali” dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit/Akademia e Sigurisë, punonjës të Policisë së Shtetit dhe të SHÇBA-së, institucioneve publike e private dhe përfaqësues nga misioni PAMECA.
Temat e trajtuara kishin nivel të lartë profesional, ku u gërshetuan aspektet teorike – juridike me ato praktike.
Punimet e konferencës do të botohen dhe do t’u ofrohen studentëve dhe stafit për tu përdorur si literaturë në lëndët juridike dhe profesionale.