DVP Vlorë/Aktivitete ndërgjegjësuese në “Javën e Sigurisë Rrugore”.
Në kuadër të nismës “Java e Sigurisë Rrugore”, tashmë traditë e përvitshme e strukturave të Policisë së Shtetit, në javën e fundit të muajit prill, u zhvilluan aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare publike “Ismail Qemali”, “Muço Delo” dhe me nxënësit e klasës XI të shkollës jopublike “Perla”. Aktivitetet u zhvillua nga ndihmësspecialistët e DVP Vlorë, bashkë me shefen e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Vlorë dhe punonjës policie të këtij sektori.
Gjatë aktiviteteve, nxënësit u përfshinë në bashkëbisedime interaktive, ku diskutuan mbi rregullat e qarkullimit rrugor, rëndësinë e respektimit të sinjalistikës dhe sjelljen e sigurt si përdorues të rrugës.
Vëmendje e veçantë iu kushtua kalimit të sigurt në vendkalimet e përcaktuara dhe respektimit të semaforëve, si elementë kyç në parandalimin e aksidenteve.
Punonjësit e Policisë Rrugore theksuan rolin e edukimit dhe ndërgjegjësimit që në moshë të hershme, si një faktor i rëndësishëm për rritjen e sigurisë në rrugë dhe uljen e rasteve të aksidenteve.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është pajisja e nxënësve me njohuritë e nevojshme për të qenë përdorues të përgjegjshëm të rrugës dhe për të kontribuar në rritjen e sigurisë në komunitet.
Çdo veprim i kujdesshëm në rrugë shpëton jetë.
#SiguriaRrugore
#PoliciaVlorë
#PoliciaeShtetit
#Edukim
#Siguri
