Vlorë/Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Petë

Vlorë

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Petë, më datë 06.07.2026.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, për një rast të zjarrvënies në vendin e quajtur “Qafa e Petës”, më datë 06.07.2026, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. S., 52 vjeç, banues në fshatin Mallkeq. Në përfundim të veprimeve, ky shtetas u arrestua për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Nga përhapja e zjarrit që ndezi ky shtetas, u dogjën një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe pemë ulliri.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. S., 62 vjeç dhe I. S., 35 vjeç, banues në fshatin Mallkeq (vëllai dhe kushëriri i shtetasit të arrestuar), pasi gjatë shoqërimit të shtetasit A. S., kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë që t’i pengonin në kryerjen e detyrës dhe më pas janë larguar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.