Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimet e Policisë, në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet në territor, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe goditjet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat i punës hetimore, janë finalizuar 2 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në Tiranë dhe në Durrës.

Janë kapur 2 shtetas që ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë goditur 14 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 7 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike të kultivuara.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

U arrestua një 21-vjeçar, në Tiranë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht 2 shtetas, për motive të dobëta.

U shpallën në kërkim 2 shtetas, pasi më datë 06.09.2026, në një lokal në fshatin Gomsiqe e Re, Shkodër, pas një konflikti fizik ndërmjet dy shtetasve dhe një të mituri, ata kanë shkuar në lokal dhe kanë kanosur 2 shtetasit që janë konfliktuar me të miturin. Këta 3 shtetas dhe pronari i lokalit u proceduan në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 4 raste po punohet për identifikimin e autorëve.

U shpall në kërkim 1 shtetas, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Bolen, Vlorë, dhe, si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me bimë të egra.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë plotësuar 6 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Është evidentuar dhe 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 5 shtetas, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e një shtetasi që është larguar nga vendi i aksidentit.

Gjithashtu, u arrestua shtetasi G. M., 40 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, dyshohet se, nga përplasja e automjetit që ai drejtonte me automjetin me drejtues shtetasin D. B., 55 vjeç, humbi jetën 55-vjeçari, si dhe u dëmtuan 3 pasagjerët në automjetin e tij, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

U arrestua 1 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, për kundërshtim/mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.

U arrestua 1 shtetas, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Policisë Kufitare proceduan penalisht 3 shtetas, për trafikim të mjeteve motorike, posedim lënde narkotike dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.

Tiranë/ Më datë 07.09.2026, ka kallëzuar shtetasja M. H., punonjëse e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, se më datë 06.09.2026 janë larguar 3 fëmijë të mitur që qëndronin në këtë institucion.