Kapet i kërkuari për disa vepra penale në shtetin grek.
Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, Sektori i Hetimit të Krimeve, në bashkëpunim me Forcat Operacionale në DVP Vlorë, ka finalizuar operacionin “Bianco”, mbi bazën e të cilit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:
B. M. (L.), 47 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në shtator të vitit 2019, pasi Prokuroria Vlorë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal nr. 196, datë 06.08.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, mbështetur edhe nga të dhënat e dërguara nga shteti grek dhe i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:
“Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim”, “Grabitje në bashkëpunim”, “Armëmbajtja pa leje”, “Përdorim i paligjshëm i armës”, “Zotërim dhe transportim i një sasie të madhe të lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi”, të parashikuara sipas Kodit Penal të shtetit grek.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme.