Tropojë – Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës, vihen në pranga 2 shtetas

Ndërtuan pa leje në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës, vihen në pranga 2 shtetas.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, bregdetare dhe ato të mbrojtura, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e marra se në zonën e mbrojtur të Luginës së Valbonës, po ndërtohen objekte pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e 2 objektve pa leje.
Si rezutat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ” Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve:
Sh. D., dhe L. S., banues në fshatin Dragobi.
Këta dy shtetas po ndërtonin objekte pa leje, në vendin e quajtur Lugina e Valbonës, e cila është zonë e mbrojtur.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.