Tiranë
Vijojnë takimet në shkolla të ndryshme të kryeqytetit, në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve”.
Në kuadër të këtij programi, shefat e komisariateve të Policisë dhe strukturat në varësi të tyre, në bashkëpunim me stafet pedagogjike, kanë zhvilluar takime me nxënës të shkollave të ndryshme të kryeqytetit, me qëllim ndërgjegjësimin e tyre për evidentimin dhe parandalimin e fenomeneve që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve.
Gjatë bashkëbisedimeve u trajtuan tema të ndryshme si dhuna në shkollë, bullizmi, bullizmi kibernetik, si dhe mënyrat e parandalimit dhe adresimit të këtyre problematikave.
Nxënësit u informuan mbi rreziqet që mund t’u kanosen, rëndësinë e respektimit të njëri-tjetrit dhe domosdoshmërinë e kërkimit të ndihmës në rastet kur përballen me situata problematike.
Këto takime synojnë forcimin e bashkëpunimit mes Policisë, institucioneve arsimore dhe komunitetit, për krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt, gjithëpërfshirës dhe pa dhunë.
🤝 Siguria e të rinjve është përgjegjësi e përbashkët.
