Lezhë/Zhvillohen takime me nxënës të shkollave të tjera të qarkut, në zbatim të programit “Siguria e të Rinjve”.
Me qëllim edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve, mbi evidentimin dhe parandalimin e fenomeneve që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e tyre, ndihmësspecialistët e Edukimit në Shkolla, në bashkëpunim me stafin pedagogjik, zhvilluan takim me nxënësit e shkollës 9-vjeçare në fshatin Kakarriq, Lezhë.
Gjatë takimeve u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për moshën e adoleshencës, si dhuna në shkollë, bullizmi, bullizmi kibernetik dhe trafikimi.
Përmes bashkëbisedimit dhe informimit, nxënësit u informuan mbi rreziqet që mund t’u kanosen, rëndësinë e respektimit të njëri-tjetrit dhe domosdoshmërinë e kërkimit të ndihmës në çdo rast kur ndihen të kërcënuar apo përballen me situata problematike.
Takime të tilla synojnë krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt, gjithëpërfshirës dhe pa dhunë, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes Policisë, shkollës, nxënësve dhe komunitetit.
🤝 Siguria e të rinjve është përgjegjësi e përbashkët.
#SiguriaETëRinjve#Edukimi
#StopBullizmit
#SiguriaKibernetike
#JoTrafikimit
