Fier/Monitorim intensiv i qarkullimit, me pajisje inteligjente

FIER/MONITORIM INTENSIV ME PAJISJE INTELIGJENTE | KONTROLLE TË SHTUARA NË AKSET RRUGORE TË QARKUT FIER

Policia Rrugore Fier vijon monitorimin intensiv me pajisje inteligjente dhe kontrollet në akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me qëllim evidentimin, parandalimin, ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë sigurinë rrugore si dhe vështirësojnë qarkullimin në qëndrat e banuara.

Gjatë kësaj jave:

• 11 shtetas janë proceduar penalisht, 3 prej tyre të arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur;
• 885 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar;
• 25 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 14 masa për parakalim të gabuar;
• 10 masa për drejtim nën efektin e alkoolit;
• 440 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

APEL I POLICISË RRUGORE FIER

Mos e përdorni automjetin si mjet për të rrezikuar jetën tuaj dhe të tjerëve!

Tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, përdorimi i celularit, manovrat e rrezikshme, parkimet në shkelje nuk janë thjesht shkelje të Kodit Rrugor, por papërgjegjshmëri që mund të sjellin pasoja fatale për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Respektoni rregullat. Ulni shpejtësinë. Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit.

Në timon, përgjegjësia është detyrim, jo zgjedhje!