Tiranë – Vijon puna për kapjen e personave në kërkim

Kapen dhe ndalohen 4 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.

Arrestohet në flagrancë dhe një shtetase, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

●Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. Gj., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

●Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. S., 61 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

●Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. L., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

●Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore, ka kapur dhe ndaluar shtetasin K. Ç., 28 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

●Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. K., 34 vjeçe, pasi në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale D. T., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.