Tiranë/Vijon programi “Siguria e të rinjve”

Tiranë/Vijon programi “Siguria e të rinjve”

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me institucionet arsimore, vijon takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun Tiranë, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.

Gjatë këtyre takimeve, punonjësit e Policisë bashkëbisedojnë me nxënësit për tema që lidhen ngushtë me jetën e tyre të përditshme, si parandalimi i dhunës, bullizmit, përdorimit të lëndëve narkotike, alkoolit dhe duhanit, si dhe rëndësia e respektimit të rregullave të sigurisë rrugore.

Nëpërmjet prezantimeve multimediale, shembujve konkretë dhe diskutimeve të hapura, nxënësit njihen me pasojat që sjellin sjelljet e rrezikshme, si për veten ashtu edhe për komunitetin. Gjithashtu, atyre u shpërndahen materiale informuese dhe këshilla praktike për të qenë më të sigurt në shkollë, në rrugë dhe në ambientet ku frekuentojnë çdo ditë.

Këto takime synojnë rritjen e ndërgjegjësimit te të rinjtë, forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, miqësor dhe gjithëpërfshirës për nxënësit.

#PoliciShkollë ‍♂️‍♀️
#tëgjithëbashkë
#përnjëmjedistësigurtë