Tiranë – Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 3, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari, në ambientet e lokalit të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, me anë të aparatit celular.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 40 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, në lokalin e tij, në rrugën “Pandi Dardha”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.