Tiranë – Vijon operacioni “Fati i lojërave”

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i organizimit të lotarive të palejuara.

Vihet në pranga 1 shtetas, sekuestrohet aparati celular që përdorte për vënien e basteve sportive.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të vënies së basteve sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi:

– D. Ç., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë, në një lokal, duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.