Tiranë/Vihen në pranga 9 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Vihen në pranga 9 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

  • A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Myrtezim Këllici”, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;
  • F. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, një mjet prerës (thikë).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin G. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, një përforcues grushti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Z. M., 36 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Th., 54 vjeç, të dy banues në Paskuqan. Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në rrugën “Mustafa Lita”, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi L. Th., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

  • E. H., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur;
  • D. A., 50 vjeç, pasi ka dëmtuar një pajisje në një biznes dhe ka kanosur pronarin e këtij subjekti, nëpërmjet telefonit.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

  • G. M., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës;

– E. K., 43 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.