Tiranë – Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit S. N., 18 vjeç dhe H. V., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollik fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– K. B., 19 vjeç, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 19-vjeçari ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë);

– R. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar shunë fizike ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin I. S., 30 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”. Ky shtetas kishte vendosur në dispozicion për lojëra fati, lokalin që administronte. Gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në celularin e tij, iu gjetën programe për vendosjen e basteve sportive.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– B. V., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– Y. F., 47 vjeç dhe R. D., 60 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit.
—-
Më datë 09.09.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Shemsi Haka”, shtetasja V. D., 73 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Më datë 09.09.2022, rreth orës 07:25, në rrugën “Griror Silka”, në sheshpushimin afër banesës, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur, shtetasi Q. J., 70 vjeç.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.