Tiranë – Vihen në pranga 7 shtetas, tre prej tyre të shpallur në kërkim

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Velesjan Abazaj, 25 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., 53 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi është kapur në flagrancë me një biçikletë dhe një çantë me sende personale, që dyshohet se ua ka vjedhur shtetasve A. A. dhe L. M.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky shtetas është autor i dy vjedhjeve të tjera, kontretisht:
– Më datë 31.01.2022, ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetasit J. I., ndërsa më datë 22.03.2022, ka vjedhur biçikletën në pronësi të shtetases M. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Ç., 24 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka goditur me grushte punonjësin e Qarkullimit Rrugor, që i ka vendosur masë administrative.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit në kërkim Xh. H., 33 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë kapjen e shtetasit në kërkim V. B., 54 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 muaj, burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialisët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit D. A., 26 vjeç dhe po punojnë për kapjen e tij, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
—–
Më datë 07.03.2022, në rrugën “Lord Bajron”, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jeta dhe pa shenja dhune, shtetasi H. R., 39 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.