DVP Korçë – Procedohen penalisht 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasin F. A., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi mbrëmjen e djeshme në një lokal në lagjen nr. 3, Pogradec, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin L. D. 47 vjeç, banues në Pogradec, i cili pasi ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Pogradecit, u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
———–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në këtë fshat, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një celular i cili dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.