Tiranë – Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. Ç, 41 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore;

I. Sh, 46 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka përndjekur duke e kanosur me një mjet prerës shtetasin R. S, 21 vjeç.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B, 33 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë Bashkiake.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë ekzekutimin e urdhërit të prokurorit për shtetasin në kërkim V. L, 21 vjeç( i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr.5) pasi  Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike“.

Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me DVP Durrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve B. K, 31 vjeç dhe G. S, 28 vjeç, të shpallur në kërkim nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, me datë 10.10.2021, në Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash shtetasit R. L.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh, 18 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi mjetin ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, këmbësoren D. I, 54 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.