Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– Gj. Z., 22 vjeç, pasi në Arbanë, gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sattiva;
– R. S., 34 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– A. G., 48 vjeç, pasi te Kodra e Priftit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri, duke prishur rendin dhe qetësinë publike;
– G. B., 45 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. S., 58 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në bulevardin “Nënë Tereza”, ka kundërshtuar shërbimet e Policisë, gjatë shoqërimit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin e Komisariatit të Policisë Nr. 6.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.