Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– L. Ç., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë;

– D. L., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. B., 26 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me një certifikatë të dyshuar të falsifikuar, për miratimin e xhamave të errësuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Xh., 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 32 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e e Qarkulimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 64 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale proceduan penalisht shtetasin L. V., 40 vjeç, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi vlerash monetare, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për të vërtetuar burimin apo origjinën e tyre.
—-
Më datë 10.01.2022, shtetasja L. L., 45 vjeçe, ka kallëzuar se me datë 06.01.2022, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj e mitur, A. L., 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.