Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin H. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- R. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
- F. Rr., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen “Ali Demi”, me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
– A. Zh., 39 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është paraqitur shtetasja D. M., 37 vjeçe, banuese në Frutikulturë Kamëz, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.