Tiranë – Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet penalisht një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, sipas të cilit rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ju bëjmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. O. (P)., 49 vjeç. Si rezultat i kontrollit në banesën e të kërkuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe 2 shufra metalike, si ato të Policisë. Vijon puna për kapjen e shtetasit A. O.(P).

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua shtetasi D. O., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. H., 30 vjeç, banues në Herraj, për veprën penalë “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi duke dalë jashtë banesës, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë ndaluan shtetasin M. V., 32 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasin A. E., 21 vjeç, banues në Kukës, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 54 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 23.08.2022, në rrugën “Mihal Grameno”, një person ende i paidentifikuar, ka vjedhur në një supermaket, një shumë parash dhe më pas është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
—-
Më datë 24.08.2022, shtetasja Xh. Q., 36 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja A. Q., 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.