Tiranë/Vihen në pranga 14 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Y., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka patur dijeni për lëndën narkotike dhe nuk ka kallëzuar;
Gjithashtu, këta specialistë arrestuan shtetasin O. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
A. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Pjetër Bogdani”, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës;
R. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka përndjekur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin P. P., 26 vjeç, banues në Valias, pasi ka përndjekur ish-të dashurën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë këqyrjes së telefonit iu gjetën programe për baste sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin L. K., 31 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 56 vjeç, të dy banues në Prishtinë, pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Muçaj, kanë goditur me mjet prerës shtetasin N. R., 45 vjeç, banues në Gjakovë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
H. Ç., 61 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 17-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
L. O., 61 vjeç dhe S. Z., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;
I. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
A. C., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për të kryer testin e alkoolit;
K. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin D. D., 70 vjeç, banues në Tiranë, si dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. N., 27 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë janë dëmtuar pasagjeret e automjetit me drejtues shtetasin K. S., shtetasja L. S. dhe vajza e saj 17 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.