Policia Rrugore e Dibrës, kontrolle intensive

Policia Rrugore e Dibrës

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur dronët, dragerat, kamerat dhe makinat e pauniformuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

✅Gjatë periudhës 01-13 mars 2023, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 17 leje drejtimi, nga të cilat 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 10 për qarkullim në sens të kundërt.

✅Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, nga të cilët 1 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe është proceduar në gjendje të lirë një shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 18 drejtues.

✅Janë ndëshkuar 183 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.

✅83 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

✅29 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia e Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.