Tiranë – Vihen në pranga 12 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– G. V., 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. S., 42 vjeç, pasagjer në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

– M. H., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa;

– F. V, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa dhe kokainë;

– E. P., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe një mjet prerës (thikë metalike);

– K. Xh., 26 vjeç dhe D. C., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasi gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin D. C. dhe pasagjer shtetasin K. Xh., është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit B. B., 36 vjeç, pasi në periudha të ndryshme kohore, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shtetasit B. L., 41 vjeç, një shumë të konsiderueshme parash.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin Naim Luli, 58 vjeç, pasi nga dënimi me 14 vjet burgim që i caktuar Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, i ka mbetur për të vuajtur edhe 1 vit burg.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 44 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. T., 44 vjeç dhe P. Gj., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetin përkatëse, në gjendje të dehur;

– A. T., 57 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe proceduan penalisht shtetasen E. V., 51 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi shtetasi A. T., duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. K. dhe pasagjer shtetasin Xh. Z., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja E. V., ka pohuar se mjetin e drejtonte ajo.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.