DVP FIER/Finalizohet operacioni “Stolen Land”, ekzekutohen 4 masa sigurie

DVP FIER/Finalizohet operacioni “Stolen Land”, ekzekutohen 4 masa sigurie.

Në vijim të hetimeve të nisura nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier në vitin 2025, të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, më datë 16.09.2026, strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si dhe me Mbështetjen Operacionale të Hetimit, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasit:

– E. Sh. dhe B. K., me detyrë ish-drejtues të ASHK-së;
– P. Ç., me detyrë specialist, jurist pranë ASHK-së;
– K. H., përfitues i pronave.

Ekzekutimi i masave të sigurisë u krye pasi këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë regjistruar në pronësi të shtetasit K. H. sipërfaqe toke, duke shfrytëzuar pozicionet e tyre të punës, si dhe duke falsifikuar dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga DVP Fier, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, u ekzekutuan masat e sigurimit personal dhe pasuror ndaj shtetasve të mësipërm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.