Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit M. T., 28 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Fati i lojërave”, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
B. B., 60 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë;
F. R., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;
D. M., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin që ai drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike). Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë pasagjeri, shtetasi B. K., të cilit gjatë kontrollit iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. K., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, iu gjet një shufër metalike si ato që përdoren nga Policia, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin;
F. S., 20 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, pasi ka vendosur në dispozicion ambientin e lokalit, për organizimin e lotarive të palejuara, duke fshehur të ardhurat.
A. D., 40 vjeç, pasi ka vendosur në dispozicion lokalin, për organizimin e lotarive të palejuara. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 njësi qendrore, dy tableta dhe një aparat celular, që dyshohet se shërbejnë për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin e shtetasit A. Ç., 25 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit M. L., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi F. Zh., 26 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve për aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 30 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugore’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ky shtetas, më datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, duke drejtuar mjetin “Citroen” është përfshirë në një aksident me mjetin “Honda” me drejtues shtetasin L. C., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri në mjetin “Honda”, shtetasi A. B., 59 vjeç, ndërsa drejtuesi, shtetasi L. C. ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit “Citroen”, shtetasi E. D., ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte shtetasi E. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, ndërsa gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu një armë e ftohtë (thikë).
—
Janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, në ngarkim të shtetasit të mitur O. Xh., pasi ka goditur me mjet prerës thikë bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit E. H., 33 vjeç, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka kanosur me sende të forta drejtoreshën e një institucioni shtetëror.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.