Vihet në pranga edhe drejtuesja e mjetit me të cilin udhëtonte ky shtetas, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– F. L., 35 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
– G. T., 24 vjeçe, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Ali Demi”, dhe gjatë kontrollit në mjetin që drejtonte shtetasja G. T., është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasi F. L. është prezantuar si punonjës policie, duke paraqitur një portofol me stemën e Policisë.
Gjithashtu, nga specialisët për Hetimin e Narkotikëve u procedua penalisht shtetasja I. T., pasagjere në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.