Tiranë – Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë, parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti familjar për motive pronësie

Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në Sauk po ndodhte një konflikt familjar.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë reaguar, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. B., 43 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht për motive pronësie me vëllain e tij 46 -vjeçar, i cili është dëmtuar dhe është dërguar në spital.

Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprimet të metejshme.