🏃♂️🏃♀️🏅 “Wizz Air Tirana Marathon”
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka hartuar një plan të përbashkët masash për të garantuar zhvillimin normal dhe të sigurt të “Wizz Air Tirana Marathon”.
Shërbimet e Policisë janë të pranishme në çdo segment të garës, duke garantuar sigurinë, rendin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit. Nga menaxhimi i qarkullimit dhe sigurimi i perimetrit, deri te koordinimi me Policinë Bashkiake dhe stafin drejtues të aktivitetit, ato vijojnë të përmbushin detyrat me profesionalizëm dhe përgjegjësi.
Policia e Tiranës falënderon qytetarët për bashkëpunimin, si dhe kërkon mirëkuptimin për respektimin e masave kufizuese të qarkullimit deri në përfundim të Maratonës.
🏅🏃♂️🏃♀️ #WizzAirTiranaMarathon #PoliciaNëShërbimTëQytetarëve #SiguriaNdërtohetSëBashku
