Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, janë finalizuar 3 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, zbardhjen e vjedhjeve dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Janë kapur 4 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste, me 10 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, u arrestuan shtetasit: K. M., 33 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, Tiranë ka tentuar t’i vjedhë çantën një shtetaseje, duke e kanosur me mjet prerës;
L. D., 34 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka përndjekur dhe ngacmuar një shtetase të mitur, si dhe ka shkaktuar dëme materiale në pronën e familjes së saj.
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme është dërguar nga familjarët në spital shtetasja M. H., 54 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një mur pranë banesës së saj dhe, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën.
Janë evidentuar 13 raste të dhunës në familje, me 7 shtetas të arrestuar dhe 6 të proceduar në gjendje të lirë, njëri prej të cilëve posedonte edhe lëndë narkotike. Gjithashtu, janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 9 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Janë proceduar penalisht 7 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Është arrestuar 1 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për posedim të armëve të ftohta dhe sportive.
Është arrestuar 1 shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kapën, në hyrje të pikave të kalimit kufitar, 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
