Fier/Monitorim intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Gjatë një jave, janë konstatuar 16 drejtues mjetesh, duke drejtuar mjetet në mënyrë të parregullt dhe/ose duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Nga këta:
-6 janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti, në gjendje të dehur;
-4 janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti, pa leje drejtimi;
-6 drejtues janë proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, gjatë monitorimit të qarkullimit janë evidentuar qindra raste shkeljesh, për të cilat janë vendosur masa administrative si më poshtë:
*982 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë;
*78 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
*37 masa administrative për parakalime të gabuara;
*29 masa administrative për drejtim automjeti, në efektin e alkoolit;
*9 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
*116 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore e Fierit apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e qarkullimit të sigurt dhe pa pengesa.
