Tiranë – Plan Masash për rritjen e parametrave të sigurisë për parandalimin e vjedhjeve

Finalizohet operacioni “Shëtitësit 2”.

Kontrolle në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen dhe venien para përgjegjësisë së personave që kryejnë vjedhje.

Operacion nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë.

Bien në pranga dy persona për veprën penale “Vjedhja”.

Nga Komisariatet e Policisë, në zbatim të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e vjedhjeve është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Shëtitësit 2”.

Në kuadër të operacionit nga shërbimet e Komisariatit Nr. 4, pas njoftimit të ardhur se po tentohej të vidhej një banesë në rrugën “Besa”, u organizua puna dhe u bë arresti në flagrancë i shtetasit I. M.,29 vjeç banues në Paskuqan, i dënuar më parë për vjedhje. Nga hetimet rezultoi se shtetasi në fjalë është autori i dyshuar dhe i një vjedhjeje tjetër të ndodhur në muajin prill, në banesën e shtetasit E. O, ku ka marë disa orendi shtëpiake.

-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 Tiranë, është bërë ndalimi i shtetasit:

A. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje;

Falë një pune intensive, nisur nga kallëzime të shtetasve të ndryshëm, u dokumentuan dhe dy raste raste të tjera të vjedhjes së biçikletave gjatë muajve qershor dhe korrik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Tiranë për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të shtetasve I. M dhe A. P.